Përfaqësues të projektit FLOWS bashkë me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava”, të shoqëruar edhe nga përfaqësues të Komunës së Vitisë, përmes një seance informimi njoftuan banorët e Letnicës për implementimin e Projektit të Zgjerimit të Impiantit për Trajtimin e Ujit të Pijshëm në këtë fshat, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të ambasadës së Republikës të Kroacisë në Kosovë.
Banorët u njoftuan se ky projekt përfaqëson një investim strategjik në sektorin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese, garantimin e cilësisë së ujit dhe rritjen e sigurisë në furnizim për komunitetin lokal.
This content is created by the open source Your Priorities citizen engagement platform designed by the non profit Citizens Foundation