
Përmirësimi i infrastrukturës së ujit në fshatin Vriqec, duke përfshirë ndërtimin e objekteve për ruajtjen e ujit, me qëllim rritjen e disponueshmërisë së ujit gjatë stinëve të thata. Zbatimi i masave agromjedisore që reduktojnë erozionin e tokës, përmirësojnë shëndetin e tokës dhe parandalojnë rrjedhjet bujqësore, duke kontribuar kështu në përmirësimin e cilësisë së ujit në trupat ujorë përreth. Përfshirja e komunitetit lokal – fermerëve – vetëdijen mbi rëndësinë e ujit në bujqësi.
Me këtë projekt do të bëhet ndërtimi i objekteve për ruajtjen e ujit sipas projektit të miratuar: rezervuar 8x4x1.56 m, objekt mbështetës dhe lidhje me sistemin kryesor. Do të instalohet një përzierëse për plehun organik, do të mbillen 150 pemë frutore për të reduktuar erozionin e tokës dhe do të ndërtohet një stacion uji për kafshët në zonën 100 ha të kullotës. Po ashtu, do të punësohen dy punonjës të rinj për mirëmbajtje dhe zbatim të projektit.
This content is created by the open source Your Priorities citizen engagement platform designed by the non profit Citizens Foundation