
Projekti synon menaxhimin e qëndrueshëm të ujit në shkollat e Komunës së Vitisë, duke reduktuar keqmenaxhimin dhe promovuar përdorimin racional të ujit të pijshëm. Gjithashtu, synohet përmirësimi i cilësisë dhe sigurisë së ujit përmes veprimeve konkrete. Projekti do të ketë ndikim pozitiv në mjedis, duke ulur konsumin e ujit dhe presionin mbi burimet ujore të rajonit.
Projekti përfshin vendosjen e rubinetave automatike me sensorë për menaxhim racional të ujit, ndërtimin e tualeteve moderne në çdo shkollë, instalimin e monitoruesve të ujit dhe çezmeve automatike në oborre. Gjithashtu, parashihen mbjellja e fidaneve dekorative, trajnime për nxënësit mbi rëndësinë e ruajtjes së ujit dhe fushata sensibilizuese për vetëdijësimin mbi përdorimin e qëndrueshëm të ujit.
This content is created by the open source Your Priorities citizen engagement platform designed by the non profit Citizens Foundation